Flash News

KRYESORE

Gjithçka që duhet të dini për dietën "keto"

Gjithçka që duhet të dini për dietën "keto"

Pavarësisht nëse po ndjeheni sikur jeni të plogësht dhe të ngadaltë dhe dëshironi të hiqni disa kilogramë të tepërt, dieta "Keto" me siguri ka dalë në kërkimin tuaj për dietat më të njohura të vitit 2020.

Plani i ngrënies me më pak proteina fitoi popullaritetin kryesor përsëri në vitin 2018 falë miratimeve të vipave (Kourtney Kardashian) dhe fotove të transformimit viral.

Duke marrë sasi të larta yndyre, sasi të moderuara proteinash dhe shumë pak karbohidrate, trupi kalon në ketosis ose thënë ndryshe në gjendjen metabolike, në të cilën trupat ketone (yndyrna si molekula) bëhen burimi kryesor i furnizimit në vend të glukozës.

Si mund të përkthehet kjo në një dietë ditore? Ndërsa planifikoni ushqimet, synoni të merrni 70-75% të kalorive nga yndyrnat, 20-25% nga proteinat, dhe 5-10% nga karbohidratet. Pothuajse ju lejohet të përdorni gjithçka, ushqime të papërpunuara – të cilat janë të pasura në yndyrna dhe proteina, me shumë pak karbohidrate komplekse. Ushqimet me nivel të lartë karbohidratesh janë plotësisht të përjashtuara, kështu që thuajini lamtumirë drithrave, patateve, bishtajoreve, shurupave, tortave, frutave, madje edhe qumështit. Pse do thoni ju? Mbështetësit e dietës Keto vënë në dukje se kanë zbuluar se atletët që ushqehen me nivel të ulët karbohidratesh dhe të lartë të yndyrnave, djegin më shumë yndyrna gjatë stërvitjes së tyre duke e krahasuar me kolegët e tyre që ushqehen me karbohidrate.

Dieta ketogjenike është një regjim ushqimor me pak karbohidrate dhe shumë yndyra. Qëllimi kryesor i kësaj diete është të induktojë ketozën, një gjendje metabolike, në të cilën trupi nuk përdor më glukozën si karburant, por yndyrat.

Arsyeja pse trupi djeg yndyra në mungesë të glukozës është nevoja për të siguruar energji për qelizat dhe për të prodhuar ketone për ushqyerjen e trurit. Ketonet janë molekula të tretshme në ujë, të cilat zëvendësojnë glukozën, kur marrja e karbohidrateve është e ulët. Në fakt, dieta ketogjene u konceptua për të ndihmuar fëmijët me epilepsi. Ideja lindi diku në vitin 1920. Studimet në atë kohë provuan se, një regjim me yndyra të larta dhe karbohidrate të ulëta shkakton sasi të lartë ketonesh, dhe një regjim me më shumë yndyra është më i shëndetshëm për trurin.

Të fundit