Flash News

KRYESORE

Gjykata nuk mendon se të flesh në Trump Hotel ndikon Presidentin. Por politianët shqiptarë të mos e humbin këtë rast: 1, 526 USD nata

Gjykata nuk mendon se të flesh në Trump Hotel ndikon Presidentin. Por

Një gjykatë federale refuzoi të mërkurën një përpjekje për të ndalur Presidentin Trump nga përfitimi prej një hoteli që ai zotëron pak blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, duke mbajtur të hapur një shteg për zyrtarët e huaj, lobistët, dhe këdo tjetër që mund ta përballojë financiarisht për të kanalizuar paratë te një president i SHBA.

Prokurorët e përgjithshëm të Uashington D.C dhe Maryland argumentojnë se një pagesë në hotelin Trump bëhet edhe si investim politik, duke i dhënë biznesit të Trump një avantazh mbi konkurrentët e zonës dhe duke e lejuar atë të përfitojë nga presidenca. Të mërkurën, dhoma më e lirë e hotelit ishte $ 671 nata. Më e shtrenjta: $ 1,526.

Por gjykata federale e apelit të distriktit , me tre gjyqtarë, urdhëroi që çështja të hidhej poshtë, duke përmbysur një vendim të gjykatës më të ulët dhe duke thënë se, detyrimi i Trump për të prerë lidhjet me hotelin nuk do ta zgjidhë problemin.

"Edhe në qoftë se zyrtarët qeveritarë po përdornin hotelin për të kërkuar favore nga Presidenti, nuk ka arsye të konkludojmë se ata do të pushonin së vepruari kështu nëse Presidenti do të shkëputej nga të ardhurat nga Hoteli. Në fund të fundit, hoteli do të vazhdojë të shoqërohet publikisht me Presidentin, do të mbajë ende emrin e tij dhe do të ndihmonte financiarisht anëtarët e familjes së tij ", shkroi gjykatësi Paul Niemeyer.

*Marrë nga revista Rolling Stone. Përshtatur në shqip nga Politiko.al

Të fundit