Flash News

KRYESORE

Gjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për djalin e deputetit të PS

Gjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për

Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar nga djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja. Me pranimin e kërkesës, në rast dënimi Rraja do të përftojë ulje dënimi me 1/3.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha “arrest me burg në mungesë” për të riun e akuzuar për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Malokut.

Avokati mbrojtës i Rrajës ka thënë se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë për motive xhelozie dhe se nuk ka të bëjë fare me përndjekje.

Të fundit