Flash News

KRYESORE

Gjyqi për Tahirin/ Mungojnë provat për radarët, ndërpritet seanca te Krimet e Rënda

Gjyqi për Tahirin/ Mungojnë provat për radarët,

Është ndërprerë për 30 minuta seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Shkak është bërë kontestimi nga ana e gjykatës për disa nga provat e përmendura nga ish ministri në seancën e kaluar.

Mësohet se që në hyrje te seancës gjykatësi Ardit Mustafaj ka informuar se 6 shkresat e drejtuara ministres së Mbrojtjes së asaj kohe për radarët, Mimi Kodheli, nuk janë depozituar nga ministri dhe nuk janë sekuestruar nga Prikuroria e Krimeve të Rënda.

Nga ana tjetër, ish ministri deklaroi se u është referuar letrave për të konfirmuar se si e ka drejtuar ministrinë e Brendshme Saimir Tahiri.

Po ashtu, si provë mungoi edhe një e-mail i pretenduar prej Tahirit me një polic të Vlorës duke informuar për grupin kriminal të Habilajve për aktivitetin e tyre të trafikimit ndërkombëtar të drogës, si një formë denoncimi të grupit kur ishte ministër.

Në seancë rezulton se mungojnë edhe prova të tjera, që Tahiri i cilësoi si kyçe për të provuar pafajësinë e tij, siç ishte libri i hyrje-daljeve në Ministrinë e Brendshme.

Në burg apo i lirë? Me dosje në dorë, Tahiri sot njihet me vendimin e gjykatës te Krimet e Rënda

Të fundit