Flash News

KRYESORE

Gjyshi në 'Top Talent' i këndon Anitës por në fund i thotë "të dua por mos trego" Ramush Haradinajt

Gjyshi në 'Top Talent' i këndon Anitës por në fund

Mbrëmë ka startuar "Top Talent" në Top Channel. Një mbrëmje e mbushur me surpriza, nën drejtimin e Ori Nebijajt dhe me një juri shumë të veçantë, konkurruesit kanë qenë të zhanreve të ndryshme dhe kanë dhuruar spektakle. , i

Një nga të ftuarit më të veçantë ishte Hasan Skënderi nga Bulqiza, 72-vjeç i cili provoi të plotësonte një nga ëndrrat e tij: atë të këndimit.

Zoti Skënderi, tregoi në klipin prezantues që gjithmonë ka adhuruar këngëtaren e mirënjohur Anita Take dhe madje edhe vajzës së tij i ka vendosur emrin e saj.

Gjyshi nga Bulqiza sfidoi moshën duke konkurruar me një nga këngët e tij të preferuara, nga Anita Take "Në bankat e shkollës moj mike". Në përfundim të këngës, ai i kërkoi "leje" Olti Currit nëse mund t`i këndonte Anita Haradinajt. Me shaka, Olti i tha se duhet të merrte leje Ramushit.

Skënderi, i këndoi "Më do apo s`më do" acapella. Në fund të strofës, ai shton një varg vetë "Të dua Ramush por mos trego". Kjo ka shkaktuar shumë të qeshura në publik por edhe tek juria, ama i ka siguruar atij kalimin në fazën tjetër.

Të fundit