Flash News

KRYESORE

‘Goodbye reforma në drejtësi’, Vasili akuzon prokurorët dhe u jep një mesazh ndërkombëtarave: Kush nuk e sheh i plaçin sytë

‘Goodbye reforma në drejtësi’, Vasili akuzon

Një ditë pas argumentimeve të Prokurisë së Përgjithshme për delegimin e dosjes 184 për hetim në Prokurorinë e Dibrës, ka reaguar ish deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, i cili shkruan me ironi në një postim në facebook, se bashkë me dosjen ka marrë udhën e mbarë edhe reforma në drejtësi.

Vasili ka akuzuar kryeprokuroren Arta Marku se me ‘varrosjen’ e kësaj dosje ka mbrojtur ‘peshqit e mëdhenj’ nga drejtësia.

Sipas tij, këta ‘peshq’ janë kryeministri, ministra e deputetë të Parlamentit Shqiptar, të cilët ‘i njeh e gjithë bota’.

“Goodbye Reforma dhe udhe te mbare per ne Diber!!

Varrosja e dosjes 184, e cila u mbajt e bllokuar per tre vjet dhe ku "peshqit e medhenj" kryeminister ministra,deputetete etj, qe i mori vesh gjithe bota dhe u shpetuan nga prokuroria ne menyren me kriminale eshte demaskimi i plote dhe pa alibi per reformen ne drejtesi te rilindjes qe zgjodhi Arta Markun me 69 vota”, shkruan Vasili.

Gjithashtu, Vasili ka akuzuar edhe ndërkombëtarët, pasi sipas të cilit ata janë memecë edhe përpara skandaleve ‘sa një mal’.

Të fundit