Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Grabitja në Rinas, Lleshaj e konsideron një incident: Gjëra të tilla mund të ndodhin kudo
Ministri i Brendshëm ka komentuar në Parlament ngjarjen e dy ditëve më parë në pistën e aeroportit të Rinasit, ku tre persona me maska dhe të armatosur rëndë vodhën 10 mln (të pakonfirmuara) teksa po ngarkoheshin në avionin Tiranë-Vjenë.
Duke iu përgjigjur replikës me deputetin Ralf Gjoni, Lleshaj e ka konsideruar ngjarjen në incident që mund të ndodhë kudo, dhe se ngjarja është rrjedhojë e një seriali që ka nisur prej kohësh.
“Përpiqem të mirëkuptoj alertin tuaj, por e keni pak të tepruar, mu duk emocional, edhe pse ajo ngjarje na prek të gjithëve.
Është seria e pestë e një seriali i nisur prej kohësh. Ajo e veçanta, e pardjeshme është se forcat e sigurisë kanë reaguar dhe kanë dhënë goditje që nuk kanë ndodhur ndaj bandave.
Gjëra të tilla mund të ndodhin kudo, nuk është arsyeja për ta dramatizuar. Kemi marrë masa të forta për të zhbërë një hisotri turpi e nisur para 20 vjetësh, kur kemi transferuar sovranitet në duart e një koncesionari privat, ka shumë duar, emra të njohur që kanë kontribuar në këtë situatë. E pranojmë që është një cënim i sigurisë kombëtare, një incident ne aeroport. Qeveria ka marrë masa”, tha Lleshaj, ndërsa duke komentuar prezencën e Forcave të Armatosura një ditë pas ngjarjes në Rinas, ministri tha se FA është aty për të mbështetur policinë.
“FA e kanë në mision kushtetuese të japin kontributin e tyre për situata të tilla. Kanë hyrë si mbështetje ndaj strukturave të Policisë së Shtetit.
Nuk jam dakord ta quajmë turp, ky është një incident, fillojmë nga SHBA me sulmin e 11 shtatorit, por asnjë komb nuk çohet ta shpallë gjendjen të pashpresë, nuk ka asgjë për t’u alarmuar.
U tha se ra siguria fizike e aeroportit, por reagoi policia e shtetit dhe në mënyrë të paparë ndonjëherë, u vu përballë një sulmi të armatosur, arriti të dominojë situatën.
Jam i bindur se hetimi do na sjellë rezultate të qarta. Oficerët e policisë rrezikuan seriozisht jetën. Ky grup doli nga një burg i një vendi të BE por nuk i shpall turp kombëtar në Greqi”, tha ministri.