Flash News

KRYESORE

Grenell merr post të ri nga presidenti i SHBA, Trump: Mezi pres të punoj me të

Grenell merr post të ri nga presidenti i SHBA, Trump: Mezi pres të

Ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell emërohet zyrtarisht me një post të ri, drejtor në detyrë të Zbulimit Kombëtar.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili përmes një statusi në twitter, shkruan se Grenell e ka përfaqësuar mjaft mirë Amerikën dhe se mezi pret të punojë me të.

"Jam i kënaqur të njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, @RichardGrenell, do të bëhet Drejtor në Detyrë i Zbulimit Kombëtar. Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të," shkruan Trump.

Ndërkohë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se Grenell do të vazhdojë të mbajë edhe postin e Ambasadorit në Gjermani, ndërsa është edhe i dërguar i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë -Serbi.

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e nohura prej të cilave është CIA. Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.

Të fundit