Flash News

KRYESORE

Greqia miraton paketën e re anti-Covid, rikthehet karantina për shqiptarët; 7 ditë izolim kush kalon nga Kakavija

Greqia miraton paketën e re anti-Covid, rikthehet karantina për

Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Trajtimit të Krizave në Greqi ka krijuar një paketë të re masash për parandalimin e koronavirusit, e cila prek në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe udhëtarët shqiptar.

Nga 16 gushti, shteti fqinj do të rikthejë karantinën 7 ditore për të gjithë shqiptarët që do të kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës! Kështu, duke filluar nga dita e diel, të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë, do të kontrollohen rreptësisht. Nga dita e hënë në palën greke do të vendoset ekip kontrolli epidemiologjik i vazhdueshëm për kontroll të plotë të udhëtarëve.

Po ashtu, mësohet se nga nesër kufiri tokësor me Kakavijën do të mbyllet gjatë natës, nga ora 22:00-06:00, me qëllim që të ketë kontrolle të shtuara gjatë ditës. Kjo do të thotë përgjatë kësaj fashe orare askush nuk do mund të kalojë në Greqi. Kufizimet bëhen me qëllim të të gjithë shqiptarët t'u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, përfshirë edhe testin e COVID-19, nga ora 06:00-22:00.

Të fundit