Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave, reagon PD: Shqiptarët morën një “po”, qeveria  4 parakushte dhe 11 kushte shtesë!

Hapja e negociatave, reagon PD: Shqiptarët morën një

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas vendimit të Këshilli të Ministrave të Jashtëm të Europës për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Mes te tjerash demokratja arsyeton se vendimi i sotëm teksa çel në parim dritën jeshile, e thotë qartë dhe shkoqur se deri në përmbushjen e kushteve nuk ka nisje negociatash por ka thjesht vullnet të shprehur nga BE.

Ajo kujton se qeveria ka për të përmbushur 4 parakushte dhe 11 kushte shtesë, në mënyrë që të pranohet nga BE.

Reagimi i plotë

Një "po" nga Bashkimi Europian dhe 4 parakushte dhe 11 kushtes që duhen përmbushur nga qeveria.

Vendimi i sotëm teksa çel në parim dritën jeshile, e thotë qartë dhe shkoqur: deri në përmbushjen e kushteve nuk ka nisje negociatash por ka thjesht vullnet të shprehur nga BE.

Duhet zbatim konkret dhe jo fjalë në letër dhe kjo do të verifikohet përmes grupeve faktmbledhëse te BE.

Pa krijimin e  Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas frymës dhe gërmës në Kushtetutë dhe në përputhje me opinionin e “Venecias”; Pa përfundimin e Reformës Zgjedhore, pa ndërmarrë luftë me rezultate konkrete kundër krimit dhe korrupsionit nuk ka nisje te bisedimeve.

Dokumenti i miratuar sot nënvizon se Shqipëria duhet në kuadrin e prioriteve të

- të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

-të hetojë dhe ndëshkojë blerjen e votave

- të hetojë dhe çojë para drejtësisë zyrtarë të lartë të përfshirë në afera korruptive.

- te luftojë krimin e organizuar dhe pastrimin e parave të pista.

Nga sot bie alibia 4 vjeçare e qeverisë dhe askush nuk mund të fshihet më pas “problemeve të brendshme” brenda BE.

BE foli qartë: PO në parim. Që ti japim vlerë kësaj PO-je duhen hapa konkretë, zbatim i cdo kushti të vendosur. Shqiptarët kanë humbur mjaft kohë. Tani duhet veprim.

PD ka dëshmuar vullnetin e saj duke dhënë kontributin e saj  të në tryezën e reformës zgjedhore. Qeveria duhet të bejë pjesën e saj  pa asnjë vonesë dhe pa asnjë alibi.

 

Të fundit