Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
‘Hapja’ e PD-së sipas Shehajt: Një mënyrë demokratike për të zgjedhur
Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ish deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka folur mbi hapjen e Partisë Demokratike.
Sipas Shehaj ajo që thuhet se është hapje është një mënyrë demokratike për të zgjedhur.
“PD ishte e hapur, herën e fundit në 2017 u akuzua se futi shumë njerëz nga jashtë… Unë mendoj që është një mënyrë demokratike për të zgjedhur dhe më e drejtë pavarësisht nëse përfitoj unë apo jo. Nuk më intereson fare kjo gjë, nuk është një gjë që do bëhet pa transparencë”, tha Shehaj.
Analisti Çuri ka kujtuar rastin kur Basha në fushatën elektorale të 2017 prezantoi Shehajn, por e ngatërroi si nip të dikujt tjetër.
“Në 2017, në 25 qershor nëse nuk ngatërrohem, Basha bëri një fjalim elektoral dhe prezantoi Shehajn si të parin e Vlorës. Bëri një gabim aty se e quajti nipin e Sulo Shehut. Basha e njihte fare pak, kjo tregon që simpatia e tij për ju nuk e di nga se vinte. Si mund ta bësh një njeri që e njeh pak të parin e Vlorës? Zakonisht të parët e listave o bëhen për kontribute të mëdha, ose bëhen si pinjoll të familjeve”, tha Çuri.
“Nuk kishim miqësi, nuk më njihte. Unë kam qenë si nga nëna dhe nga babai, ndër familjet më të pasura. Njerëzit e mëdhenj afrojnë njerëz të tjerë, edhe pa i njohur. Ku e di ti sa ka qenë i pasur gjyshi im?”, ka thënë Shehaj.