Flash News

KRYESORE

Haradinaj i jep një këshillë Kurtit për taksën ndaj Serbisë

Haradinaj i jep një këshillë Kurtit për taksën ndaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj këshillon kryeministrin e ardhshëm të vendit Albin Kurti që mos ta heqë taksën ndaj Serbisë deri në njohjen e vendit. Ai u shpreh se kur është vendosur taksa prej 10% ndaj Serbisë, ka qenë i pari që ka planifikuar që të kalohet në 100% dhe jo Kadri Veseli.

“Para se të vendosim taksën, jemi konsultuar me policinë, doganat dhe institucionet tjera se nëse e vendosim këtë tarifë a do të kemi mundësi të mbajmë, dhe jemi dakorduar që po”, tha Haradinaj në T7.

Sipas tij, as Kurti dhe as Vjosa Osmani nuk do të kenë nevojë që të frikësohen nga taksa sepse ndërkombëtarët nuk do të kërkojnë që të hiqet.

“Nuk kanë arsye që ta heqin taksën sepse tema e taksës është konsumuar dhe ndërkombëtarët as që do t’ia kërkojnë që ta heqin dhe besoj që Albin Kurti nuk do ta heqë atë. Kurti mund ta zbatojë reciprocitetin por edhe ta mbajë në fuqi taksën.”

Të fundit