Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Heshti për 10 ditë, Rama: Elonën e dërguam në Turqi, presim lajme të mira
Qeveria shqiptare ka vendosur që t'i vijnë në ndihmë, Elona Kuburjës, vajzës 15 vjeçare e cila vuan nga një sëmundje e rrallë e rrezikon jetën nëse nuk merr mjekimin e nevojshëm.
Prej më shumë se një jave ajo ndodhej në spital në Tiranë, orë pas ore në rrezik për jetën, ndërsa familja apeloi për ta ndihmuar duke qenë se kostoja për kurimin e saj është mjaft e lartë.
Shqiptarë të shumtë u angazhuan dhe i erdhën në ndihmë, ndërkohë që reagimi i qeverisë shqiptare erdhi vetëm ditën e sotme.
Sëmundja e saj është mjaft e rrallë, vetëm 250 persona në të gjithë botën janë të prekur e mjekim të specializuar mund të merrte vetëm në Stamboll, ku ajo ndodhte aktualisht në një spital privat.
Kryeministri Edi Rama njoftoi në Facebook, se qeveria shqiptare po kujdeset për rastin dhe do të mbulojë shpenzimet për kurimin.
"Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15 vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.
Presim nga ora në orë përgjigjen, po na duhet durim, sepse problematika shumë komplekse e kësaj sëmundjeje, ndikon në kohën e vendimmarrjes nga specialistët e palës tjetër, për të përcaktuar strukturën spitalore dhe ekipin më të përshtatshëm mjekësor për këtë rast shumë të rrallë.
Sidoqoftë Elona para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.
Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri🙏" shkroi Rama në profilin e tij.