Flash News

KRYESORE

Hiret e saj ‘çmendin’ median gjermane: Kjo është politikania më e bukur në Ballkan (Foto)

Ajo është një grua mjaft e hirshme dhe tërheqëse me stilin e saj, asete për të cilat ajo komentohet mjaft në Kosovë. Duda Balje është padyshim ndër politikanet më të bukura kosovare, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm të mediave vendase, por edhe atyre të huaja.

Gazeta gjermane, Kosmo, e ka cilëzuar Baljen si politikanen më të bukur në Ballkan.

“Ish-deputetja e parlamentit të Kosovë, Duda Balje (42 vjece), shkaktoi “tërmet” për shkak të pasurisë së saj të madhe. Ajo përmendet edhe si politikania më e bukur në Ballkan. Mediat në Shqipëri dhe Kosovë raportojnë se Balja, ka një pasuri të jashtëzakonshme. Ndërsa ajo vetë i tha portalit “Prive.al”, se shpesh merr komplimente nga burrat: “Burri im shpesh është xheloz për shkak të kësaj”, thuhet në artikullin e Kosmo.

Balje është një politikane kosovare me origjinë boshnjake. Ajo ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ajo ka një diplomë master në administrimin e biznesit dhe doktoraturë në menaxhimin e burimeve njerëzore, është e martuar dhe ka tre fëmijë, përfundon artikulli.

Të fundit