
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbërrin në Maqedoninë e Veriut varianti britanik i Covid-19, konfirmohet rasti i parë
Babai vret djalin në Prishtinë, viktima plagosi reperin e njohur shqiptar 4 vite më parë
Përgjim i ri, zakone të vjetra
Huffington Post Italia: Sa rezulton paligjshmëri dhe sa katastrofë natyrore nga tërmeti në Shqipëri

Media italiane ‘Huffington Post Italia’ ka publikuar shkrimin e gazetares nga Durrësi që jeton në Itali, Anita Likmeta e cila shkruan për tërmetin e 26 nëntorit.
“Ka kaluar një javë nga tërmeti i fortë që rrëzoi qytetin e Durrësit dhe zonat përreth. Ditë të tmerrshme, 50 të vdekur dhe akoma e kemi të vështirë ta besojmë. E keqja troket përherë kështu si papritur, kur ndodhesh në pjesën më të errët të jetës.
Gjatë këtyre ditëve, orëve kam marrë mesazhe, e-maile elektronike, komente, mbështetjeje nga kolegët e mi dhe njerëz të tjerë që i falënderoj pa fund.
Pastaj lexova edhe komentet e papërshatshme, ato ku më sugjeronin se si duhet të përgjigjesha, si duhet të isha veshur, se si t’i komentoja fjalët gjatë intervistave të mia nëpër media.
Unë jam mësuar gjithmonë me çdo lloj kritike, sepse besoj me vendosmëri se rritja ndodh duke shkëmbyer mendime të ndryshme, sepse të gjithë janë të lirë të shprehin idetë e tyre.
Një nga komentet më të shpeshta që kam lexuar ishte lidhur me faktin se unë kisha ‘përgojuar’ shqiptarët dhe mënyrën e tyre të jetesës, kur shkruaj se si ata lajnë këpucët e pista në shtëpitë e tyre.
Të dashur bashkatdhetarë, kudo që të jeni në botë, kur në artikujt e mi ju mendoni se ju përgojoj, ju them se unë shkruaj mendimin tim të lirë. Edhe kur shkruaj për krimin i referohem të njëjtës mënyre së thëni.
Ne jetojmë në epokën e globalizmit, ku "shtëpia" nuk është vendi.
Ne qajmë, qeshim, bëjmë shaka, ofendojmë, zemërohemi.
Unë gjithmonë kam menduar që përfaqësuesit politikë, liderët tanë, janë ekzekutimi i asaj që ne jemi dhe përfaqësojmë për veten dhe para botës.
Në muajt e fundit kam marrë mesazhe të shumta nga qytetarët e Durrësit ku ankoheshin se shumë objekte nuk kishin strukturë të rregullt ndërtimi. Por shumica, turma, nuk bën zë, pak individë luftojnë për demokracinë. Ata të paktën u ngjasojnë personazheve orwelliane, burrave të fundit në tokë.
Zemra ime është me familjet e viktimave, zemra ime qan.
Ju them se themeli i demokracisë është liria për të ngritur zërin, sepse heshtja vret më shumë se mafia. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta. Ata që zgjedhin të heshtin, zgjedhin të vlerësojnë dhunën. Por heshtja nuk mund të zgjatë, do të ketë përherë një shpërthim, ashtu si zhurma e zemërimit më 26 nëntor 2019”, përfundon Anita Alikmeta.
Ditari politik





Të fundit



Murrizi: SPAK të hetojë korrupsionin në institucione, t'i lërë gjobat e biçikletave
28 Janar 2021, 12:33
Zgjedhjet/ PD prezanton programin, Basha: Do të përmbushim angazhimet e marra
28 Janar 2021, 12:24


Vodhi të sëmurin me Covid tek Infektivi, gjykata lë në burg infermieren 30-vjeçare
28 Janar 2021, 11:58
Olsian Çela mbledh prokurorët për dy vakancat në KLP, 5 kandidatë në garë
28 Janar 2021, 11:52


Meta: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, përmbysje demokratike me 25 prill
28 Janar 2021, 11:23

Ekipi i OBSH-së në Vuhan fillon punën në terren për origjinën e Covid-19
28 Janar 2021, 11:08
Vetëvaret në qeli, humb jetën i burgosuri në Peqin
28 Janar 2021, 10:51
Mutacionet e Covid-19 në Shqipëri, ISHP flet për praninë e varianteve të reja
28 Janar 2021, 10:48
Denaj bën bilancin e 2020: Tërmeti dhe pandemia, togfjalëshi i vitit që lamë pas
28 Janar 2021, 10:29
“Nuk ka shtyrje të afatit”, Çuçi: Rinovoni kartat e ID
28 Janar 2021, 10:17
Kryemadhi në Elbasan: Prioriteti ynë është të ndalojmë shpopullimin e vendit
28 Janar 2021, 10:04

Babai vrau djalin në Kosovë, çfarë dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë
28 Janar 2021, 09:26
‘Fryhet’ administrata, qeveria hap mbi 700 vende pune në prag të zgjedhjeve
28 Janar 2021, 09:25
Kryeministri Johnson: Shkollat mund të rihapen më 8 mars
28 Janar 2021, 08:56
Frontex tërhiqet nga kufiri Hungari-Serbi
28 Janar 2021, 08:43