Flash News

KRYESORE

Hulumtimi për Camajn dhe Koliqin, shkrimtari nxjerr dokumentin: Si e shkeli ligjin AIDSSH për të favorizuar Auron Taren

Shkrimtari dhe ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka publikuar një dokument ku Autoriteti mbi Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, AIDSSH i përgjigjet kërkesës së Auron Tares, lidhur debatin e krijuar së fundmi për Martin Camajn dhe Ernest Koliqin.

Sipas Tufës, Autoriteti ka shkelur ligjin hapur duke favorizuar Taren, që sipas tij nuk plotëson një kusht të rëndësishëm, nuk është studiues.

“Zakonisht Autoriteti (AIDSSH) u kthen përgjigje kërkesave të studiuesve, maksimumi, pas një viti.

Shiheni si vepron me Taren: më 26 maj 2020 ai bën kërkesë dhe më 2 qershor 2020 merr 2 dosje. Do të ishte interesante të dihej, psh, nëse kërkesat e të tjerëve të datës 26 maj, janë ndjekur me të njëjtën përparësi dhe kthyer përgjigje më 2 qershor, apo ky është një rast i përzgjedhur me dashuri?

Sepse duhet thënë, që kërkesave që bënte ISKK, Autoriteti ose u përgjigjej pas 6 muaj - një viti, ose nuk u përgjigjej fare, për çka kemi pasur një sërë ankimesh në AIDSSH dhe në Raportet e veprimtarisë Vjetore në Parlament.

Auron Tare nuk plotëson një kusht të rëndësishëm, nuk është studiues, por enverist. Nuk ka asnjë punim shkencor apo libër. Është një bashkëpunëtor i shoqatës së Rustem Peçit dhe kaq.

Kësisoj në këtë pikë Autoriteti ka shkelur ligjin”, shkruan Tufa.

Të fundit