Flash News

KRYESORE

I dorëzoi dorëheqjen, presidenti i jep një ‘shans të dytë’ kryeministrit të Ukrainës: S'është koha që vendi të pësojë tronditje politike

I dorëzoi dorëheqjen, presidenti i jep një ‘shans të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i ka dhënë një mundësi të dytë kryeministrit Oleksiy Honcharuk, pasi ky i fundit i dorëzoi dorëheqjen.

Presidenti nuk e ka pranuar kërkesën e tij për dorëheqje, pasi Honcharuk doli në përgjime audio duke thënë se presidenti Zelensky, nuk di asgjë për ekonominë.

Zelenskiy ka njoftuar se e ka marrë këtë vendim pasi sipas tij nuk është koha që vendi të pësojë tronditje politike.

Më herët, kryeministri në një postim në rrjetet sociale shkruante se ai mori detyrën për të përmbushur programin e presidentit, duke e quajtur atë "model të sinqeritetit dhe moralit".

Duke iu referuar përgjimit të publikuar zoti Honcharuk shkruante se "për të hequr çdo dyshim në lidhje me respektin dhe besimin tonë tek presidenti, paraqita një letër dorëheqje dhe presidenti do ta paraqesë atë në parlament".

Të fundit