Flash News

KRYESORE

I kërkonte favore seksuale studenteve, pedagogu përfundon në Spital

I kërkonte favore seksuale studenteve, pedagogu përfundon në

Një ditë pasi është arrestuar për shkak se i ka kërkuar raporte intime një studenteje, pedagogu në Universitetin e Elbasanit, Dritan Himçi, pa pësuar një atak kardiak.

Mësohet se ai është dërguar në spital gjatë natës, pasi është ndjerë keq në paraburgim, për shkak të problemeve që ka pasur me tensionin.

Kanë qenë efektivët e policisë që e kanë shoqëruar në spital Dritan Himçin. Ai u shoqërua në polici pas publikimit të video skandalit të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”,dy ditë më parë, ku ky i fundit i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve, ndërsa theksonte se nuk kënaqej me një puthje.

Të fundit