Flash News

KRYESORE

I sugjeruan pronarit që të jepte ryshfet për të mos i shembur shtëpinë dhe lokalin, shkarkohen 4 inspektorë të IKMT-së

I sugjeruan pronarit që të jepte ryshfet për të mos i

Një video e publikuar në media sot shfaqen dy prej Inspektorëve të IKMT-së, gjatë aksionit në Jal ku u shembën disa objekte, i cilët i sugjerojnë pronarit që të jap ryshfet tek shefat e tyre për të shpëtuar objektin nga shembja.

“Të ishe ulur, ta kishe mbyllur, të jepje diçka”, shprehet një prej inspektorëve.

Pas publikimit të kësaj videoje, ka reaguar IKMT e cila ka njoftuar shkarkimin nga detyra të katër inspektorëve.

“Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes se Territorit, Dallëndyshe Bici, ka vendosur sot shkarkimin nga detyra për inspektorët e degës IKMT Vlorë:

Jurian Mina,

Alesio Haxhiraj,

Olti Shabani, si dhe Vilson Lalaj - Përgjegjës sektori i Degës IKMT Vlorë.

Vendimi i kryeinspektores Bici ka ardhur pas shfaqjes në media të një rregjistrimi ku përfshiheshin edhe inspektorët e IKMT në biseda të dyshimta me poseduesit e objekteve të prishura gjatë aksionit të fundit në Jalë”, njofton Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Video përgjimi

 

https://www.youtube.com/watch?v=BAcO0xsBDpE

Të fundit