Flash News

KRYESORE

Infektohen me koronavirus katër deputetë të LDK-së në Kosovë

Infektohen me koronavirus katër deputetë të LDK-së në

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se katër deputetët e LDK’së që kanë rezultuar pozitiv janë: Arben Gashi, Kujtim Shala, Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti.

Gjithashtu Express informon se Kujtim Shala është pozitiv me koronavirus prej pesë ditësh. Derisa Visar Hoti dhe Haxhi Avdyli kanë dalë pozitiv sot. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 114 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3 178./express

Të fundit