Flash News

KRYESORE

“Institucionet shkencore janë nën tutelën e politikës”, Fuga: Matjet duhet të ishin të pavarura

“Institucionet shkencore janë nën tutelën e

Profesori i komunikimit Artan Fuga u shpreh në “Real Story” se në Shqipëri duhet të kishte instituccione të pavarura për t`u marrë me shifrat dhe të dhënat shkencore të koronavirusit. Ai solli në kujtesë rastin gjerman, ku sipas Prof. Fugës, atje matjet specifike i bën një organizëm i pavarur.

“Lind problemi se dikush vdes nga koronavirusi apo tjetër sëmundje. Ku do të ndahet kjo gjë? Kjo është njëra anë. Por tjetër problem ekziston se, duke parë më thellë rastin gjerman, Gjermania ka një gjë specifike që matjet i bën organizëm i pavarur. Shkenca nuk duhet vendosur në një kapele administrative politike. Ne të gjitha institucionet shkencore i kemi futur në tutelë politike.

Kur shikoj se kjo agjenci e pavarur sa mirë funksionon, është për të ardhur keq çfarë ndodh në Shqipëri. Duhet të kemi patrasysh njëherë parametrat që do masim, e para ata që janë të infektuar, por që janë me doza të lehta, siç e kemi edhe ne këtu në Shqipëri. E dyta, janë ata me simptoma dhe kanë rast të rëndë. Janë ata që janë në reaminacion. Dhe rasti i fundit janë ata që dalin nga spitali ose që ndërrojnë jetë. Këta katër parametra kanë kurba të ndryshme”, tha Fuga.

Artan Fuga gjithashtu hodhi mendimin që të dhënat në Shqipëri të dalin pa ndikime të jashtme. “Problem tjetër është se edhe të dhënat mund të lëvizin. Këtu varet nga këndvështrimi. Këtë që ndërroi jetë nga kjo apo nga ajo, e vendos mjeku. Problemi është se specialisti kur vendos, vendos vetë me parametra shkencore apo ka autoritet politik që e vë nën tutelë? Mua si staticien më duhen të dhënat që në krahasim me 1,2,3 vjet më duhen sa sa ka qenë numri i vdekjeve më herët dhe sa është tani”, deklaroi Fuga.

Të fundit