Flash News

KRYESORE

Integrimi, zyrtari gjerman flet pas takimeve në Tiranë: Reforma në drejtësi, parakusht për çeljen e negociatave

Integrimi, zyrtari gjerman flet pas takimeve në Tiranë: Reforma

Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange, pas takimeve në Tiranë deklaroi se “Reforma në drejtësi është një parakusht i rëndësishëm për procesin e përafrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Zyrtari gjerman theksoi se reforma e drejtësisë në Shqipëri është një proces unik në të gjithë rajonin, dhe hap rrugën për një drejtësi të reformuar tërësisht, e cila duhet të orientohet vetëm nga e drejta dhe ligji.

“Tani më duket e rëndësishme që ndër të tjera Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK dhe BKH të bëhen funksionale në muajt e ardhshëm. Në mënyrë që reforma në drejtësi të marre më tej vrull, duhet që të gjithë institucionet e përfshira të vazhdojnë të punojnë në mënyrë profesionale dhe të fokusuar. Unë përshëndes faktin që reforma në drejtësi po përparon në mënyrë të vazhdueshme dhe që institucionet e krijuara të drejtësisë kanë filluar punën"-u shpreh Christian Lange.

Të fundit