
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
Intervista e Albin Kurtit para 10 vitesh kur i mbyllnin dyert në Tiranë e Prishtinë, premtimi për bashkimin Shqipëri-Kosovë; rezervat për flamurin
Sot, Albin Kurti i Vetëvendosjes është shpallur si fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.
Në nisje të karrierës së tij politike janë arkivuar intervistat, në kohën kur në Tiranë gati-gati ishte shpallur i padëshirueshëm.
Gazetari Roland Qafoku ka risjellë intervistën e para 10 viteve në Ora News, drejtor informacioni në atë kohë, kur sipas tij i mbyllnin dyert në Tiranë e Prishtinë.
“Albini sapo kishte dalë nga burgu në Beograd, kishte themeluar lëvizjen “Vetëvendosja”, kishte shkurtuar flokët dhe ngjante shumë me një hero që udhëhiqte një revolucion. Ishte plot energji dhe gjuha e tij vërtetë ishte e tejkaluar për kohën, por ishte e qartë dhe e bazuar në parimin Willsonian të vetëvendosjes dhe bashkimit të trojeve shqiptare. Intervista bëri shumë bujë dhe fraza e tij se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë e thënë këtë në mes të Tiranës kishte efektin e nisjes së rakete”, kujton Qafoku.
Lexoni intervistën e plotë në vitin 2009:
Zoti Kurti, cili është thelbi i lëvizjes suaj “Vetëvendosja”?
Aspekti i papranueshëm i shtett të ri të Kosovës është që nuk na lejohet bashkimi me Shqipërinë. Neni 1.3 I kushtetutës i republikës së Kosovës na e pengon një gjë të tillë. Ne duam të kemi pavarësi të plotë që nëkupton pavarësi me sovranitet. E drejta për tu bashkuar me Shqipërinë do të ishte dëshmi që pavarësia jonë është e plotë. Është çështje tjetër a do të shfrytëzohej ajo e drejtë. Por ne aktualisht nuk na lejohet një gjë e tillë.
Nëse një ditë do ishit ju kryeministër çfarë do bëje?
Ne nuk jemi kundër pranisë ndërkombëtare por ne jemi kundër sundimit ndërkombëtar.
Dhe çfarë do bënit ju si kryeministër?
UNMIK dhe EULEKS do t’u ndërpritet bashkëpunimi përderisa nuk hiqen fuqitë ekzekutive të tyre. Pra, të na ndihmojnë të na këshillojnë, të na sugjerojnë por jo të sundojnë përmes fuqive ekzekutive. E dyta, të mos lejohej që Serbia të blejë pronat e shqiptarëve. Si qeveri do të duhet ti blejmë ne pronat e shqiptarëve nëse ata detyrohen ti shesin. Madje të dërgojmë policinë atje. Madje familjeve shqiptare që janë 500, t’ua punësojmë nga një anëtar në policinë e Kosovës dhe automatikisht do kishim 500 njerëz të armatosur që janë në gjendje të mbrojnë veten përkundruall Serbisë që i sulmon për çdo ditë. Dhe sidomos të integrohemi sa më shumë me Shqipërinë në aspektin politik, ekonomik, shoqëror, kulturor arsimor, e kështu me radhë. Për shkak se ne jemi një komb dhe kështu të ndarë nuk po mund të funksionojmë siç duhet. Rrudhja e trevave shqiptare po vazhdon edhe sot e kësaj dite edhe pse vazhdojmë të jemi të ndarë. Vetëm në një shekull kemi humbur gjysmën e territorit që popullojmë. 4 vilajetet shqiptare para 100 vjetëve kanë patur 92 mijë kilometra katrorë. Sot Shqipëria, Kosova, Maqedonia Perëndimore, Lugina e Preshevës që janë në Mal të zi janë rreth 46 mijë kilometra katrorë.
Cili është mendimi juaj për atë që po bën kryeministri Berisha për çështjen kombëtare?
Berisha ka bërë disa hapa pozitivë në aspektin e bashkimit kombëtar. Të paktën në nivelin deklarativ.
Si e pritët deklaratën e kryeministrit Berisha në 100 vjetorin e pavarësisë për heqjen e kufijve?
Ishte shumë e mirë por që shpresoj të pasohet me vepra.
A ka vepër më të madhe se sa rruga Durrës-Kukës-Morinë?
Kjo është shumë mirë por do ishte mirë që në rrugën Durrës-Prishtinë duhet të lëviznin më shumë maune të Shqipërisë dhe Kosovës se sa të Serbisë dhe Greqisë. Dmth rruga po, por kush do ta shfrytëzojë atë rrugë? Rrjeti I organizatave tona duhet të pasohet me ligje që e lehtësojnë bashkimin tonë.
Unë jam I bindur që nëse do të organizoheshin dy referendume në Kosovë dhe Shqipëri për bashkimin kombëtar populli do ti thoshte po. Politikanët duhet të ndjekin popullin dhe jo e kundërta.
Jeni politikani i parë që kërkoni bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Kur mund të ndodhë kjo? A mund të jepni një parashikim?
Nuk mund ta parashikoj sepse mendoj se kjo varet prej nesh. Nuk do ishte mirë të bëja parashikime se njerëzit presin dhe demoralizohen më pas. Por unë mendoj se nëse punojmë kjo mund të arrihet në pak vite. Gjithsesi ky bashkim nuk duhet të kufizohet në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Por edhe shqiptarëve të tjerë që janë shumicë dërrmuese në trojet e tyre autoktone. Por ne mund të bëjmë hapa të vegjël për këtë qëllim të madh. Për shembull tu jepet nënshtetësia shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Kjo do të thoshte që Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta të bëjnë fushatë në Kosovë, Maqedoni dhe gjetkë. Psh Kroacia u ka dhënë dy shtetësi kroatëve në Bosnje dhe nuk ka patur problem në BE për këtë gjë. Por duhet më shumë vullnet.
Kosova ka një flamur që nuk është i kombit. Kur ju hyni në një zyrë, shikoni atë flamur për të cilin ju nuk keni lutuar. Gjaku i kosovarëve është derdhur për flamurin kuq e zi. Si e bëni betimin ju por edhe dikush që është ushtarak, ai që është polic,një zyrtar e deri te presidenti? Duhet thënë se ai flamur duket shumë i lehtë përballë flamurit kombëtar kuq e zi. Si ju duket juve personalisht?
Unë kam një problem se si e bëjnë ata betimin. Për më tepër që himni i Kosovës quhet Evropa dhe nuk ka tekst. Sepse teksti duhet të ishte në shqip dhe Kosovën ata e parashikojnë si multietnike. Unë jam kundër këtij flamuri. Ai nuk ma ngroh zemrën. Është flamur i kaltër, i ftohtë, Ato yjet e bardha të krijojnë përshtypjen se ai është flamur i NATO-s. Ne shqiptarët kemi një yll prej 6 yjeve që janë në flamur. Pesë të tjerët janë të komuniteteve të tjera që po të mblidhen bashkë bëjnë 6 apo 7 për qind. Por ajo që më brengos më shumë është harta e Kosovës në flamur. Kjo ka për qëllim të mos ndryshojë më por përfytyrimi që ai ka për veten. Kur njerëzit e shikojnë flamurin e Kosovës krijojnë një përfytyrim të rrudhur për veten. Harta shënjon një lloj kufizimi, një lloj ndrydhje. Për mua kjo është një problematikë e madhe.
Të fundit


Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51
Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët
29 Qershor 2025, 13:34