Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Ish ministri i Jashtëm këshillon Ramën: Mos lufto për pushet, fundi do jetë i hidhur
Ish ministri i Jashtëm, Marko Bello këshilloi kryeministrin Edi Rama që të mos tentojë të zotërojë i vetëm të gjitha pushtetet, pasi ai do të ketë një fund të hidhur dhe dëmi do të jetë i madh.
“Shikoni se çfarë po ndodh në Shqipëri. Pushtetin vendor e mori një forcë politike, parlamentin e kontrollon forca politike, mendohet që edhe sistemin gjyqësor ta kontrollojë. Atëherë të marrim edhe presidentin, u kthyem në monizëm dhe çfarë fitove? Asgjë. Do bjeri prapë pushteti. Nuk e mban dot në demokraci pushtetin një njeri sado i zoti të jesh. Do ta shtysh, do ta shtysh, por fundi është i hidhur dhe dëmi është i madh.”, deklaroi Bello në emisionin “Arena” në Ora News.
Ai shtoi se Shqipëria e kishte të nevojshme ekzistencën e Ministrisë së Integrimit, sepse është një ministri që është koordinuese.
“Duhej një zv/kryeministër, ministër të ishte i fuqishëm që t'i mblidhte ministrat për çështje të reformave që duhen ndarë sepse në fund të fundit ministria koordinon. Bashkimi i saj me Ministrinë e Jashtme ishte i gabuar, i parakohshëm. Të paktën të kishte filluar edhe procesi i negocimit.”