Flash News

KRYESORE

"Iu bë atentat 5 ditë pas kthimit", Klodiana Lala jep arsyen pse Hekuran Billa u kthye nga Belgjika

"Iu bë atentat 5 ditë pas kthimit", Klodiana Lala jep arsyen

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka zbardhur disa detaje nga vrasja e Hekuran Billës. Në një intervistë për rubrikën “Opinion”, Lala është shprehur se Hekuran Billa kishte ardhur në Shqipëri për herë të fundit.

Sipas Lalës, ai donte të hiqte firmën nga çdo biznes të cilin e kishte nën administrim në Shqipëri dhe se 5 ditë pas kthimit iu bë atentat tek Komuna e Parisit, ku u qëllua me 11 plumba brenda makinës luksoze duke humbur jetën. Po ashtu, Lala tregon se Billa kishte një partnere marokene dhe se do të fejohej me të.

”Nuk është për t’u habitur, njerëz të cilët ruheshin siç ishte Hekuran Billa, që kishte kryer një vrasje, kishte kryer një pjesë të dënimit. Duke qenë se mes Billës dhe familjes së Prel Markut nuk ishte arritur pajtimi. Përdoren femrat si karrem. Nuk ka ndodhur vetëm këtë radhë, por ndër vite, kur u vra Marsel Sotiri në Durrës. Përdoren dhe femra me titullin e ”Miss” se konsiderohet si mënyra më e lehtë.

Hekuran Billa do të ishte gjallë po të ishte në burg. Vendimi skandaloz e liroi me 5 vite për kusht. U lirua se kishte familjarët të sëmurë, me kusht që të punonte në një postë ndërkohë që kishte biznese. Këto vendime po shkaktojnë vrasjet. Billa duhet të kryente dënim prej 25 vitesh, që nuk ka ndodhur, dhe ai është kthyer nga Belgjika, madje aty kishte dhe një partnere marokene që do fejohej. U kthye nga Belgjika nëpërmjet Kosovës, dhe kishte ardhur si një ardhje për të hequr firmën nga administrator në bizneset dhe për të ikur përgjithmonë.

Pastaj, vajza karrem ka pranuar që ka pasur lidhje intime me Sebastian Malin. Nisi komunikimi dhe filloi lidhja intime me 2019. Refuzon të jetë paguar për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën. Unë jam e prirur mos i besoj dëshmi të tilla, pasi ka përgjime ambientale që flasin kundër dëshmisë, alibisë së vajzës dhe Sebastian Malit”, ka thënë ndër të tjera Lala.

Kujtojmë se, Hekuran Billa u vra me breshëri plumbash në makinën e tij të tipit BMË X6, në zonën e ‘Komunës së Parisit’, një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës. 40-vjeçari u ekzekutua sapo ka dalë nga një lokal ku ndodhej para atentatit dhe ka hyrë në mjet.

Të fundit