Flash News

KRYESORE

“Janë njerëz të dëshpëruar”,  28 vjet nga koha kur 20 mijë shqiptarë zbarkuan në portin e Barit

“Janë njerëz të dëshpëruar”,  28 vjet

Sot shënohen 28 vjet nga koha kur rreth 20 mijë shqiptarë braktisën atdheun për një jetë më të mirë matanë Adriatikut.

Emigrantët shqiptarë zbarkuan në brigjet e Barit me anijen “Vlora”, që ishte nisur nga porti i Durrësit.

Sipas dokumentarëve historikë shqiptarët u transferuan nga porti në stadiumin “Vittoria”.  Kjo anije më parë u refuzua nga Brindisi, dhe si destinacion përfundimtar  pati  portin e Puglias.

“Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Nuk mund t’i kthejmë pas, ne jemi shpresa e vetme e tyre.”- u shpreh asokohe kryebashkiaku i qytetit, Enrica Daldino.

Në ditët e sotme Italia nuk mund të quhet si vend mikpritës, pasi ministri i Brendshëm Matteo Salvini, ka ndaluar që refugjatët e ardhur nga vendet e Lindjes të ankorohen në brigjet italiane.

 

 

Të fundit