Flash News

KRYESORE

Jep dorëheqjen kryeministri francez

Jep dorëheqjen kryeministri francez

Kryeministri francez Edouard Philippe i dha dorëheqjen presidentit Emanuel Makron këtë të premte, e cila u pranua. Kërkesa për dorëheqje e Philippes vjen përpara një riorganizimi të qeverisë nga Presidenti Emmanuel Macron, për rifitimin e besimin e votuesve të zhgënjyer përpara një oferte të mundshme për rizgjedhje.

Pallati Elysee tha në një deklaratë se Philippe do të vijonte të drejtojë çështjet qeveritare derisa të emërohet një kabinet i ri.

Pyetjet mbi punën e Philippe ishin bërë shumë që nga mesi i qershorit kur Macron deklaroi se dëshironte të "rivendoste" presidencën e tij. Në riorganizimet e qeverisë franceze, Kryeministri tenderon dorëheqjen e tij ose të saj përpara emërimeve të kabinetit, por ende mund të riemërohet në këtë pozicion.

Filip e mori detyrën e kryeministrit në vitin 2017, kur presidenti Makron erdhi në pushtet. Javën e shkuar ai u zgjodh kryetar bashkie i Le Havre, qytetit port ku ka shërbyer edhe më parë me të njëjtën detyrë.

Të fundit