Flash News

KRYESORE

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj në një lidhje? Çfarë thonë miqtë e tyre

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj në një lidhje? Çfarë

Ndërkohë që Jonida Maliqi po përgatitet për performancën e sotme në natën finale të Eurovision, në media janë rikthyer lajmet për një lidhje të mundshme të saj me aktorin Romeo Veshaj. Lidhja midis personazheve publik është përfolur prej muajsh, por deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.

Është ‘Panorama Plus’ që citon miq të afërt të Jonidës dhe Romeos që thonë se ata kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin gjatë ditës.

Dyshimet për një lidhje të mundshme janë shtuar edhe nga aktivizimi dhe mbështetja e madhe që Romeo po i jep Jonidës gjatë pjesëmarrjes në Eurovision, në Izrael. Aktori ka bërë disa postime në ‘Instagram’ duke kërkuar nga shqiptarët mbështetje për këngëtaren.

Të fundit