Flash News

KRYESORE

Juventusi do një yll të ri, por problemi quhet Cristiano Ronaldo

Juventusi do një yll të ri, por problemi quhet Cristiano Ronaldo

Juventusi është gjithnjë një hap përpara të tjerëve. Të paktën, në Itali. Klubi bardhezi po mendon transferimin e një ylli të nivelit botëror si Neymar, Mbappe, Joao Felix, Jadon Sancho apo Salah. Arsyeja është marketingu, sepse emra të tillë tërheqin brezat e ardhshëm.

Thënë ndryshe, në Torino po kërkojnë për një Cristiano Ronaldo të dytë, por problemi është se ky i pari nuk largohet lehtë. Portugezi aktualisht paguhet 31 milionë euro në sezon dhe asnjë investim i madh nuk bëhet pa largimin e tij.

Fillimisht Juventusi pret një Champions prej tij, sepse kontrata e CR7 skadon në vitin 2022. Bilanci total i tij me Juventusin është 83 mln euro. Me pak fjalë, transferimi i radhës i madh do të ndodhë pas 2-3 sezonesh.

Të fundit