Flash News

KRYESORE

Juventusi fiton me poker, merita është e fenomenit Ronaldo

Juventusi fiton me poker, merita është e fenomenit Ronaldo

Cristiano Ronaldo është si vera: vetëm përmirësohet. Më saktë, ai bëhet me efikas dhe di të zgjidhë ndeshje. Sot sulmuesi portugez shënoi tre gola në ndeshjen e Juventusit kundër Cagliarit dhe ndihmoi bardhezinjtë për të fituar 4-0.

5-herë fituesi i "Topit të Artë" shënoi në minutat 49′, 67′ dhe 82'. A ka mënyrë më të bukur se kjo për të nisur vitin 2020? Tripleta e portugezit u shoqërua edhe me një gol të Gonzalo Higuainit në të 81-ën.

Djemtë e "Zonjës së vjetër" tashmë janë në krye të tabelës, me 45 pikë pas 18 ndeshjesh të luajtura. Ronaldo deri tani ka shënuar 13 gola në kampionatin italian, ende larg kreut, aty ku gjendet Ciro Immobile me 19 gola.

Të fundit