Flash News

KRYESORE

Ka një arsye përse Migjen Basha u tërhoq nga kombëtarja shqiptare

Ka një arsye përse Migjen Basha u tërhoq nga kombëtarja

E ardhmja e Migjen Bashës pritet që të jetë drejt Australisë, e kjo eksperiencë e re ka qenë arsyeja se përse ai mori vendimin për t’u larguar nga kombëtarja shqiptare e futbollit.  Melbourne Victory ka shfaqur interesim për lojtarin, i cili është gati që të nisë një aventurë të re. Në këtë skuadër ka luajtur edhe shqiptari tjetër nga Kosova, Besart Berisha.

Australia e josh Migjenin. Problem për të nëse do të vazhdonte të ishte pjesë e kuqezinjve bëheshin udhëtimet e gjata Australi-Shqipëri, që do t’i merrnin shumë kohë dhe do të rezultonin shumë të lodhshme. Nisur nga kjo gjykoi, se ishte momenti që t’i jepte lamtumirën kuqezinjve dhe të përqendrohej te familja dhe karriera.

Të fundit