Flash News

KRYESORE

Kallëzimi penal ndaj Dvoranit, PD: Prokuroria të tregojë që nuk është e varur nga Edi Rama

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas kallëzimit penal të presidentit Meta ndaj kreut të KED, Ardian Dvoranit.

Përmes një shënimi në Facebook, Bardhi përgëzon veprimin e presidentit, duke theksuar se është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Në emër të PD, Bardhi shprehet se beson për një hetim të shpejtë të Dvoranit për t’i kthyer shqiptarëve besimin te DreJtësia.

“Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit”, nënvizon Bardhi.

Të fundit