Flash News

KRYESORE

Kandidati i PD denoncon përdorimin e drejtorisë Arsimore në fushatë: Të veprojë Ministria

Kandidati i PD denoncon përdorimin e drejtorisë Arsimore në

Kandidati i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu ka denoncuar përdorimin në fushatë të drejtorisë Arsimore në këtë qark.

Shehu shkruan se drejtoresha e DAR, Lindita Rova ka ftuar 350 mësuese në një drekë, me justifkimin e mbylljes së vitit shkollor. Kandidati demokrat sqaron se në këtë drekë do të marrin pjesë edhe disa kandidate të PS.

Reagimi i Tritan Shehut:

A po përdoret drejtoria e Arsimit të Gjirokastrës në fushatë elektorale?

Drejtoresha e DAR Zj. Lindita Rova kerkon te "ftoje" me detyrim neser ora 14 ne Terihat per dreke te gjitha mesueset e juridiksionit te saj, rreth 350, gjoja per mbylljen e vitit shkollor.

Psh. ne Libohove kete "ftese" po e percjell me imponim Zj. Elsa Gogo, mesuese dhe antare e KZAZ per PS.

Si rastesisht ne kete dreke thuhet se do te "duken" edhe kandidate per deputete te PS!

Eshte hera e pare qe organizihet nje "dreke" e tille, qe cuditerisht eshte programuar 4 dite para zgjedhjeve.

Zj. Lindita duhet te na sqaroje se kush e sponsorizon kete "dreke"; nuk besoj se drejtoresha me rrogen e saj mund ta perballoje kete!

I KERKOJ URGJENTISHT MASH TE VEPROJE KONFORM RREGULLAVE.

Të fundit