Flash News

KRYESORE

Kaos prej pandemisë, Conte: Mund të zgjatim gjendjen e jashtëzakonshme

Kaos prej pandemisë, Conte: Mund të zgjatim gjendjen e

Kryeministri italian, Giuseppe Conte thotë se mund të ketë zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin fqinj. Më 31 korrik është afati i përmbylljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

“Në mënyrë të arsyeshme, ekzistojnë kushte për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit pas datës 31 korrik.

Gjendja e jashtëzakonshme është përdorur për të mbajtur nën kontroll virusin. Ne ende nuk kemi vendosur, por ne po lëvizim në mënyrë të arsyeshme në këtë drejtim”,theksoi Conte për shtypin në Venecia.

“Ky është një vendim kolektiv që do ta marrim në Këshillin e Ministrave (…) dhe një zgjatje e mundshme do të thotë që ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme, madje edhe të një dimensioni të vogël”, nënvizoi kryeministri italian.

Italia është prekur rëndë nga pandemia e COVID-19 me 35 000 të vdekur dhe më shumë se 242 000 raste.

Të fundit