Flash News

KRYESORE

Katër ish-deputetë të PD kundër Patozit: Përdoret nga Rama që prej vitit 2013

Katër ish-deputetë të PD kundër Patozit: Përdoret nga

Ish-deputetët e Partisë Demokratike, Grida Duma, Ervin Salianji, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi janë shfaqur indiferent për partinë Bindja Demokratike, të krijuar nga Astrit Patozi. Të pyetur nga A2 CNN, Duma dhe Bardhi mendojnë se nuk ia vlen të bësh asnjë koment, ndërsa Salianji dhe Tabaku theksojnë se ai po i shërben kryeministrit Edi Rama.

Grida Duma: Nuk kam asnjë koment për partinë e Patozit. Është vendimi i tyre, por besoj se nuk ia vlen t’i bësh asnjë koment.

Ervin Salianji: Në fakt, që prej 2013-ës, një pjesë e themeluesve të PD-së, bordi, apo çfarë quhen ata, kanë punuar kundër PD-së. Kanë shpresuar dhe punuar se duke rrëzuar Berishën do tí merrnin partinë. Për inat të Bashës votonin për Ramën dhe padiskutim që për aq vota sa mund të kenë 700-800 në të gjithë Shqipërinë, do të jenë vota që i ikin Edi Ramës.

Jorida Tabaku: Besoj se ka mjaftueshëm informacion, ka mjaftueshëm parti, ka mjaftueshëm, ide, njerëz, për ta lënë të vetëm Edi Ramën. Kush mendon dhe përpiqet që të kalojë situatën, unë mendoj se nuk i shërben të mirës publike,

Gazmend Bardhi: Ka një qëndrim të kryetarit Basha, të cilin unë e mbështes.

Bindja Demokratike u krijua të hënën, ndërsa të martën u regjistrua brenda pesë orëve në Gjykatën e Tiranës dhe më pas në KQZ. Përveç Patozit, në themelimin e saj morën pjesë edhe disa ish-figura të tjera të Partisë Demokratike, si: Leonard Olli, Fabian Topollaj, Valbona Mezini e të tjerë.

Të fundit