Flash News

KRYESORE

Kërcënohet me jetë Hashim Thaçi, fotoja me dy armë dhe ‘mesazhi’ për presidentin

Një banor i Veriut të Kosovës, i identifikuar si Kujtim Boletini ka kërcënuar me jetë, Presidentin Hashim Thaçi.

Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se ai është arrestuar nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.

Boletini përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më pas, këtë postim i dyshuari e ka fshirë.

Kujtojmë se dje kryeministri në largim, Albin Kurti, tha se presidenti, Thaçi ka bërë një marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), për ndarjen e Kosovës.

Kjo deklaruar solli më pas edhe reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku ka hedhur poshtë se ka një marrëveshje sekrete të tillë.

Të fundit