Flash News

KRYESORE

Këshilli i Ministrave heq vizat për shtetasit rusë për 7 muaj

Këshilli i Ministrave heq vizat për shtetasit rusë për 7

Ambasada ruse në Tiranë ka njoftuar shtetasit e saj se mund të udhëtojnë pa viza drejt Shqipërisë nga data 1 prill deri më 31 tetor 2019.

Në njoftim thuhet se Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 90 sapo ka hyrë në fuqi " Hyn në fuqi VKM për heqjen e vizave për shtetasit rusë. Dje, më 5 mars, pas botimit në Fletoren Zyrtare ka hyrë në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 90, datë 27 shkurt 2019, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë edhe Rusinë, për periudhën 1 prill deri më 31 tetor 2019", shkruan ambasada.

Nuk dihet se cili është qëllimi i këtij vendimi, në një kohë që komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Curtis M. Scaparrotti, gjatë një dëshmie para Komitetit për Forca të Armatosura të Senatit Amerikan raportoi se 'situata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë dhe vendet e rajonit janë shënjestra kryesore të ndikimit malinj të Rusisë'.

Të fundit