Flash News

KRYESORE

Këshilli Rajonal i Abrucios njeh arbërishten si gjuhë zyrtare të pakicave, Meta: Mirënjohje! Kjo pasuri e përbashkët meriton të mbrohet

Këshilli Rajonal i Abrucios njeh arbërishten si gjuhë zyrtare

Këshilli Rajonal i Abrucos ka votuar për njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.

Për këtë ka reaguar Presidenti i Republikës Ilir Meta. Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta shprehet se “gjithë trashëgimia arbëreshe, pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, meriton që të mbrohet e të promovohet.”

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Me kënaqësi të madhe mora vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.

Mirënjohje Kryetarit të Bashkisë Arbëreshe të Villa Badessa, z.Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm, që i forcon edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë.

Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet.

Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne mirëpresimin njohjen e saj si gjuhë zyrtare të pakicave edhe në rajonet e tjera të Italisë ku jetojnë arbëreshët. 🇦🇱❤️🇮🇹

Të fundit