Klea Huta vë në siklet Kiara Titon: Kur do martohesh?

Moderatorja Kiara Tito prej kohësh është në qendër të mediave rozë për shkak të ‘lidhjes’ së saj me Butrint Imerin. Dyshja nuk e kanë konfirmuar asnjëherë lidhjen edhe pse janë parë shpesh duke frekuentuar ambientet e njëjta.

Madje ata vetëm para disa ditësh kanë publikuar foton e parë, por sërish ka qenë vetë Butrinti që edhe pas kësaj fotoje ka mohuar zërat për një lidhje duke thënë se janë vetëm miq.

Ndërsa në emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan, Klea Huta ka vendosur në siklet kolegen e saj, Kiarën, teksa e pyet para kamerave: “Kur do të martohesh?”

“Duhet të ruhem edhe nga ti tani”,-  i është përgjigjur e sikletosur Kiara, Kleas.