Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
KLP nesër mbledhje online për emërimin e disa kryetarëve të përkohshëm të Prokurorive
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mbajë ditën e nesërme një mbledhje online, ku pritet që të emërohen dy drejtues të përkohëshëm të dy prokurorive në rrethe, Gjirokastër dhe Korçë.
Po ashtu, në këtë mbledhje do nisin procedurat, për verifikimin e pasurisë dhe pastërtinë e figurës së kandidatëve për prokurorë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2019 – 2020; si dhe do të hidhet shorti për caktimin e relatorit për verifikimin e kandidatëve për magjistratë prokurorë.
Njoftimi i KLP-së:
KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
RENDI I DITËS
MBLEDHJA PLENARE
15 Korrik 2020
Informacion mbi mbledhjen
Ø Dita/Data: E Mërkurë, 15.07.2020
Ø Ora: 12.30
Ø Kohëzgjatja: ———
Ø Vendi: ——————–( organizohet online)
Ø Thirrur nga: Kryetari
Ø Pjesëmarrësit: Anëtarët
Kjo mbledhje do të organizohet online në lidhje Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, si dhe te ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet, EURALIUS dhe OPDAT në kushtet e distancimit social si rezultat i pandemisë COVID-19.
Rendi i ditës
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 08.07.2020 dhe të datës 13.07.2020.
Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, përkohësisht si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër”.
Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj.Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, përkohësisht si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë”.
Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për prokurorët e diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2019 – 2020.
Hedhja e shortit për caktimin e relatorit për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në formimin fillestar në vitn akademik 2019 – 2020.
Vazhdimi i procedurës me Eurojust.
Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).
Diskutim; “Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për prokurorë në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2020 – 2021”. (Pritet ditën e Enjte lista e kandidatëve të miratuar nga Shkolla e Magjistraturës).
Diskutim; “Hedhja e shortit për caktimin e relatorit per verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në formimin fillestar në vitin akademik 2020 – 2021”. (Pritet ditën e Enjte lista e kandidatëve të miratuar nga Shkolla e Magjistraturës)