Flash News

KRYESORE

Kodheli i thotë BE-së se humb vetë nëse nuk i hap negociata: Shqipërisë do i bëjë mirë

Kodheli i thotë BE-së se humb vetë nëse nuk i hap negociata:

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar Mimi Kodheli mendon se do të jetë Bashkimi Evropian që do të humbë, nëse nuk hapen negociatat me Shqipërinë. Për më tepër ajo shton se vendit tonë do t’i bëjë mirë, edhe një përgjigje negative.

"Humbja do të jetë e atyre dhe jo e shqiptarëve. Shqipërisë do i bëjë vetëm mirë. Le të ndodhë çfarë të ndodhë javën tjetër. Finlanda ka kërkuar pa asnjë kusht hapjen e negociatave. Themeluesit e Europës duhet të reflektojnë, janë duke e ekstremizuar qëndrimin në raport me ata që janë ndryshe nga feja, prejardhja apo gjuha. Po lulëzojnë partitë e ekstremit të djathtë. Të gjitha politikat e viteve të pasluftës u ngritën bazuar në parime dhe vlera që ne duam t’i përfaqësojmë.” tha ajo për Report TV.

Gjithashtu Kodheli shpjegoi edhe hezitimin vendeve si Franca dhe Holanda.

“Presidenti Macron foli për një Europë ndryshe. Sot Britania e Madhe është jashtë Europës, Merkel është në fund dhe tani është Macron. Ndërsa qeveria holandeze rri në këmbë me një votë plus, imagjino që ai të kalojë në krahun tjetër pasi mund të kundërshtojë negociatat. Holanda e ka për konsum të brendshëm. Di që edhe Macron ka pasur një Europë të një ideje tjetër", u shpreh Kodheli.

Të fundit