Flash News

KRYESORE

Komisioni hetimor, reagon Meta: Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit, ka vetëm një zgjidhje

Komisioni hetimor, reagon Meta: Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e

Reagon presidenti Ilir Meta, pas mbledhjes së Komisionit Hetimor, të ngritur për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve,lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Teksa e cilëson komisionin e drejtuar nga Ulsi Manja, si një propagandë anti-President, Meta riktheson se zgjedhjet  në 13 tetor janë e vetmja zgjidhje e situatës së krizës.

“Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Venecias vjen në Tiranë më 9-11 shtator, zbardhet axhenda e takimeve

Shkarkimi i Metës, caktohet data kur do thirret presidenti në Komisionin Hetimor

Të fundit