Flash News

KRYESORE

Korçë/ Banorët e prekur nga tërmeti përplasen me punonjësit e ndërmarrjes, prefekti largon mediat: Mos qëndroni këtu

Korçë/ Banorët e prekur nga tërmeti përplasen me

Veç kushteve të vështira edhe për shkak të motit me reshje të vazhdueshme, banorët e fshatit Floq në Korçë janë konfrontuar fizikisht me punonjësit e shërbimit të ndërmarrjes.

Sipas banorëve vetëm 25 familje janë sistemuar në çadra, ku të prekur nga tërmeti, i cili shkaktoi dëmtimin e qindra banesave tri ditë më parë, janë rreth 200 banorë. Po ashtu, ata ankohen se nuk janë furnizuar me ushqime dhe shtretër.

I pranishëm gjatë momentit të tensionit verbal dhe fizik ka qenë edhe prefekti i qarkut, Dhori Spirollari, i cili u ka kërkuar gazetarëve që të largohen.

"Mos qëndroni këtu. Duhet të merrni leje", mësohet se i ka thënë Spirollari gazetarëve.Ndiqni videon e publikuar nga Ora News:

Të fundit