Flash News

E-TJERA

Koronavirusi në Shqipëri/ Qeveria vendos 2 javë pushim për një nga prindërit me fëmijë të vegjël, sugjerim edhe për sektorin privat

Pas evidentimit të 10 rasteve të para me koronavirus në Shqipëri qeveria ka vendosur 2 javë pushim për një nga prindërit që kanë fëmijë të vegjël.

Vendimi vjen pas atij të djeshëm për mbylljen e shkollave për një periudhë 2 javore.

Sipas vendimit te qeverise, nga data 10 deri më 23 mars, ata do te jene te lirë nga puna dhe do të kujdesen për fëmijët.

Mësohet se pjesë e vendimit nuk janë vetëm prindërit e punësuar në administratën shtetërore, por edhe ata ne sektorin privat.

Në vendimin që siguron “BalkanWeb” thuhet ndër të tjera se ky vendim duhet zbatuar edhe nga punëdhënësit privatë në vend.

“Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

Të fundit