Flash News
Rama sulmon mediat ndërkombëtare: Pse e bëni një protestë me 2 mijë vetë kaq dramatike
Shpërthen protestuesi që vuan nga kanceri: Onkologjiku, Aushvic në mes të Tiranës
Europarlamentari paralajmëron: Nëse Shqipëria ngel jashtë BE-së, do të jeni në duart e Kinës e Rusisë
Europarlamentari: Të gjithë janë pro Shqipërisë në BE, por a mund të kemi Ramën në Këshillin Europian?
Aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, dy të plagosur
Aktivistja serbe: Nga ‘Open Balkan’ përfiton Serbia. Kurti nuk do ketë sukeses me padinë e genocidit

Sonja Biserko është aktiviste e njohur serbe për të drejtat e njeriut. Ajo është themeluese dhe presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi. Më 8 maj 2013, ajo u emërua si anëtare e hetimit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut.
Beti Njuma: Zonja Biserko faleminderit për kohën që na kushtuat për të diskutuar disa çështje të rëndësishme në Ballkan - trekëndëshin midis Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë.
Së pari, çfarë mendoni për nismën “Mini Shengen”, të emërtuar “Open Balkan”? Vendet e rajonit, veçanërisht qeveria e Kosovës janë kundër.
Biserko: Kjo është një iniciativë e ndërmarrë nga presidenti Vuçiç dhe kryeministri Rama, por mendoj se nuk po kuptohet qartë se iniciativa e rëndësishme për Bashkimin Europian dhe veçanërisht për Gjermaninë është “Procesi i Berlinit”. Sepse Gjermania vijon me Procesin e saj të Berlinit, një projekt rajonal, që ka dhënë disa nga efektet e tij të rëndësishme, por nuk pati një rrugëtim të rregullt. Ndërsa “Ballkani i hapur” apo “mini Shengeni” është më shumë në nivelin e konceptit, nuk ka ndonjë gjë konkrete rreth tij, dhe kjo sepse nuk përshtatet me kriteret dhe ligjet e Bashkimit Europian, dhe kjo është arsyeja pse BE-ja dhe Gjermania nuk janë shumë të dhëna pas këtij projekti.
Beti Njuma: Nuk ka asgjë konkrete por liderët, Rama, Vuçiç dhe Zaev kanë folur për integrimin rajonal. Çfarë integrimi rajonal do të ishte nëse Kosova Mali i Zi dhe Bosnje- Hercegovina nuk janë pjesë e nismës?
Biserko: Nuk mendoj se do të mbijejtojë si iniciativë, sepse një iniciativë e vërtetë rajonale duhet të ketë perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit perëndimor, dhe deri më tani nuk e shohim këtë. “Ballkani i hapur” është më shumë një lëvizje nul kundrejt BE-së dhe që duket se po i bën kundërshti integrimit europian.
Beti Njuma: Si mendoni, kush po favorizohet nga kjo nismë? A po bëhet Serbia një lloj lideri në rajon, dhe, gjithashtu, "një fëmijë i llastuar" nga Europa, siç deklaroi presidentja Vjosa Osmani?
Biserko: Mendoj se është ambicje e Serbisë për t’u bërë një lider rajonal, dhe të gjitha iniciativat, përfshirë “Ballkanin e hapur” dhe veprimet e ndërmarra në Mal të Zi dhe në Bosnje mund të shihen në kontekstin ku Serbia mëton lidershipin. Mendoj se kjo reflekton ambiciet imperiale disadekadëshe të Serbisë, por kjo cënon integrimin euroatlantik të Ballkanit perëndimor, sepse mendoj që asnjë nga këto shtete nuk mund të bëhet lider, sepse shtetet e tjera që janë më të vegjël, e deri më tani të brishtë e të pakonsoliduar dhe me probleme me kufijtë, nuk do ta njohin Serbinë si lidere, sepse nuk i besojnë qëllimeve të saj. Kjo është e rëndësishme që të mbahet parasysh. Serbia duhet të përballet me realitetin në rajon dhe barazinë me të gjithë partnerët fqinjë, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të avancuar kah integrimi europian.
Beti Njuma: A mundet “Ballkani i Hapur” të jetë nismë e suksesshme pa u bashkuar tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor?
Biserko: Sigurisht që bashkëpunimi rajonal është jashtëzakonisht i rëndësishëm, dhe një ndër kriteret më të rëndësishme të BE-së në lidhje me Ballkanin perëndimor, por për shkak të turbullirave në kontekst ndërkombëtar, brenda Bashkimit Europian, në rajon e më gjerë, mendoj se vetëm ideja e integrimit europian është largpamëse për shumë arsye. Por, fatkeqësisht, BE-ja nuk e ka ndjekur politikën e saj të zgjerimit me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë, që mendoj se nuk është e drejtë. Dhe Kosova nuk po bëhet pjesë e zonës Shengen. Shumë nga liderët rajonalë dhe qytetarët janë të zhgënjyer dhe mbështetja për BE-në po bie për shkak të propagandës, veçanërisht në Serbi që është shumë anti-europiane, ndërsa Serbia po luan tani një lojë mes gjithë këtyre aktorëve që janë të përfshirë në rajon: Rusia, Kina, Turqia, BE-ja, Amerika dhe Gjermania, si shteti më i fortë brenda BE-së, më i interesuari dhe i përfshiri në Ballkan. Pra, të gjitha këto iniciativa duhet të jenë në sinkron me kriteret e Bashkimit Europian, përndryshe nuk janë duke kontribuuar në procesin e integrimit europian dhe normalizimit të marrëdhënieve në rajon.
Beti Njuma: Ju sapo thatë se shumë vende janë përfshirë në Ballkan. Çfarë mund të themi për Gjermaninë? Kancelarja gjermane vizitoi Serbinë dhe Shqipërinë?
Biserko: Gjermania është vendi më i rëndësishëm për Ballkanin perëndimor. Kjo vizitë e Merkelit në rajon duhet të shihet në prizmin e momentumit që ndodhet rajoni, që do të thotë se ka një rrezikshmëri të lartë dhe moment destabilizimi, veçanërisht sulmi serb në Mal të Zi dhe mungesa e ballafaqimit të Serbisë me realitetin në rajon. Mendoj se Merkeli po vjen për të konfirmuar trashëgiminë e saj, që nuk është e vogël. Së pari, ajo është një nga aktorët që kontribuuoi për marrëveshjen e Brukselit e më pas nisi procesin e Berlinit. Ajo ndaloi ndarjen e Kosovës, që është edhe gjëja më e rëndësishme, sepse do të sillte realitet të ri në Ballkan, e me shumë mundësi edhe konflikt.
Ajo vjen edhe për të dhënë një mesazh në rajon kundër çdo ndarjeje apo ndryshimi kufinjsh. Gjithashtu do të largojë vëmendjen nga “Ballkani i hapur” për të përforcuar Procesin e Berlinit duke i bërë bashkë të gjitha vendet në këtë iniciativë.
Beti Njuma: Le të flasim për pozicionimin e Kosovës. Për kryeministrin Kurti është një nismë pa vizion. Ai ka bërë thirrje që rajoni të hyjë në një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian. A është kjo rruga e duhur?
Biserko: Albin Kurti për shumë arsye do të thoja se e sheh në mënyrë të përshtatshme dialogun me Beogradin, edhe pse nuk ka ndonjë progres në bisedime. Mendoj se Beogardi duhet ta ndryshojë pozicionin e vet dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse ky është një fakt i rëndësishëm për dinamikën e së ardhmes së rajonit dhe i shërben progresit të Ballkanit për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Mendoj se konteksti i formatit të dialogut, se marrëveshjet e Brukselit të nënshkruara më 2013-ën dhe 2015-ën, nuk kanë avancuar; ndërkohë që kishim edhe marrëveshjen për ndarje që u kundërshtua nga Gjermania, kancelarja Merkel më saktë. Pra, ai ka shumë të drejtë që kërkon një format të ri të dialogut.
Beti Njuma: Zonja Biserko Kryeministri Kurti tha gjithashtu se “Ballkani i hapur” tingëllon më shumë si "Ballkan i hapur për ndikimin nga Lindja, veçanërisht nga Rusia dhe Kina". Edhe ju folët për këtë ndikim.
Biserko: Rusia sigurisht që po mundohet që të fitojë pikë në arenën ndërkombëtare, dhe Ballkani perëndimor është zona perfekte për të ushtruar ndikimin e saj në rajon, dhe për të konfrontohet me kohezionin e BE-së, NATO-s dhe Amerikës. Në rastin e Malit të Zi testuan për shembull përkrahjen e NATO-s për vendet e vogëla anëtare. Ka shumë gjëra në lojë në këto momente, dhe shumë lëvizje pas perdeve, qartësisht diçka po ndodh dhe vizita e Merkelit është tregues i kësaj.
Beti Njuma: Zonja Biserko, kryeministri Rama duke folur në një konferencë në Athinë deklaroi se gjërat kanë ndryshuar në drejtimin e gabuar për të gjithë ne. Ai paralajmëroi ministrat e BE -së për rritjen e nacionalizmit. A mendoni se ka rritje te nacionalizmit? Ju keni shkruar një libër për shpërthimin e nacionalizmit Jugosllav, për nacionalizmin agresiv që vazhdon të jetë problem edhe sot.
Biserko: Po, kjo është e vërtetë. Por mendoj se koncepti i Jugosllavisë është i ndërlidhur me dy koncepte që po përballemi: koncepti serb i qendërzimit të Jugosllavisë, dhe decentralizimi apo një lloj aleance e shteteve.
Për shembull, Serbia po vijon sistematikisht me integrimin ekonomik dhe kulturor të Republikës Srpska në hapësirën e Republikës Serbe. Dhe ka shumë veprime të tjera në këtë drejtim si hapësira kulturore serbe, dhe mund t’i shohësh këto në sjelljen e Dodikut dhe të të tjerëve në republikën Srpska dhe Serbi. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është propaganda e vazhdueshme që po mundohet t’i jap formë opinioneve të reja dhe një identiteti të ri për kombin serb.
Beti Njuma: Beogradi refuzon ta pranojë realitetin e ri. Kanë kaluar dy dekada nga lufta dhe Kosova ka ende çështje të pazgjidhura me Serbinë dhe refuzimi i saj për të njohur pavarësinë e Kosovës mbetet një pengesë e vazhdueshme për bashkëpunimin rajonal.
Biserko: Për sa kohë që dy çështje, Kosova dhe Bosnja, nuk po marrin zgjidhje, nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal. Sepse, së pari, është e rëndësishme që Serbia ta pranojë realitetin. Edhe pse e dëgjojmë presidentin Vuçiç të thotë se e njeh integritetin territorial të Bosnje Hercegovinës, por në realitet nuk është ashtu. Sa i përket Kosovës, thonë se nuk do ta njohin kurrë atë. Mendoj se ky është edhe reflektim i situatës ndërkombëtare, siç e thashë edhe në fillim, sepse vendet e perëndimit që krijuan një arkitekturë të re euroatlantike për Ballkanin janë në tërheqje, po të marrim parasysh edhe largimin nga Afganistani. Beogradi mendon se tani Perëndimi është më i dobët dhe se tani ata mund të ndjekin një agjendë agresive, diçka që shihet qartë.
Beti Njuma: Zonja Biserko, po citoj - Ai më pyeti kur do ta njihja pavarësinë e Kosovës? Unë thashë kurrë, ” Këto janë fjalët që zoti Vuçiç u tha gazetarëve pas takimit me Kurtin, gjatë tryezës së dialogut të nivelit të lartë Beograd - Prishtinë. Cila do të jetë e ardhmja e këtij dialogu?
Biserko: Mendoj se presidenti Vuçiç ishte më i pakënaquri kur u zëvëndësua presidenti Thaçi, sepse kishte një lloj marrëveshjeje me të. Kurti është një fenomen i ri në skenën politike ballkanike – një i ri me etikë dhe idealet që kërkon të çojë përpara. Nuk e di se sa do t’ja mbërrijë, sepse varet nga rrethanat vendore, por sigurisht që është një kualitet i ri në skenën politike dhe Vuçiç nuk e kalon dot lehtë me të.
Ka ende një lloj fshehjeje, sepse nëse Kosova do të ndahej, një agjendë ende prioritare e Beogradit karshi Kosovës, ata mendojnë se mund të marrin edhe gjysmën e Bosnjes. Kjo mbetet ende në tavolinën e Beogradit, edhe atë ndërkombëtare, dhe do të shohim se si do të shkojnë zhvillimet në BE, sepse deri më tani Beogardi po mbështetet te Rusia që ka interesat e saj për të qenë prezente këtu dhe të konfrontohet me Perëndimin, por nuk është në interesin specifik të Serbisë. Shumëçka do të varet nga gjërat që do të ndodhin në Europë.
Beti Njuma: Është shqetësuese që liderët serbë flasin sikur Kosova të ishte ende nën sovranitetin serb. Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti i kërkon Serbisë të sjellë para drejtësisë ata që urdhëruan gjenocidin në vitet 1998-1999, ndërkohë që ende kërkon viktimat e humbura të luftës.
Biserko: Mendoj se ligjërimi serb sa i përket Kosovës i përmbahet së drejtës ndërkombëtare, e cila është paksa e paqartë për të drejtën e vetëvendosjes, dhe në shumicën e rasteve është konteksti ndërkombëtar që duhet marrë parasysh për njohjen e shteteve të reja. Pra, janë pak të tendosur në këtë pikë, që po të flasim nga ana ligjore është si një lojë që e zgjat agoninë me Kosovën. E thashë edhe më herët se shumëçka varet se si komuniteti perëndimor do të sillet për çështjen e Kosovës, dhe gjykoj se ai do të vijojë të insistojë në pavarësinë e saj, që është një nga prioritetet e administratës amerikane. Vuçiçi e di këtë dhe është i hapur për këtë.
Beti Njuma: Liderët kosovarë thonë se historia po harrohet, po harrojmë krimin dhe viktimat, shumë prej tyre janë të pagjetur, të fshehur në varre masive. Zoti Kurti thotë se Serbia sot ka në vitin 2021 presidentin, zëvendëskryeministrin dhe kryeparlamentarin që kanë qenë anëtarë të qeverisë së kriminelit Millosheviq.
Biserko: Kjo është e vërtetë. Qeveria aktuale ka qenë pjesë e projektit të Milosheviçit. Disa prej tyre kanë pasur pozicione mjaft të rëndësishme asokohe, dhe ka qenë propaganda dhe atmosfera që kanë luajtur një rol në krimet që janë kryer nga Serbia. Sigurisht që Serbia dhe qeveria akutuale nuk pranon asnjë përgjegjësi dhe i mohon të gjitha ato krime, dhe më duhet të them se nga viti 2012, në një farë mënyrë, ka riardhur atmosfera dhe narrativa e pafajsisë së Serbisë, ndërsa mohojnë çdo përgjegjësi, pavarësisht gjykimeve në gjykatat ndërkombëtare. Thonë gjithashtu se Serbia nuk ka shkuar në luftë dhe se serbët janë viktima përgjatë historisë së ish-Jugosllavisë. Kjo është mënyra se si ndërmorën veprimet në Mal të Zi, duke thënë se serbët atje janë në rrezik, siç bënë në Kroaci dhe në Bosnje, gjithashtu edhe në Kosovë.
Pra, nuk mund të presim shumë nga qeveria aktuale që të ndryshojë qëndrim për të shkuarën dhe për krimet. Madje, qeveria ka heshtuar apo margjinalizuar shumë grupe në rajon që kishin qëndrime kritike dhe njohuri për çfarë ka ndodhur. Shumë organizata kanë mbledhur fakte, ka kaq shumë fakte për luftërat në ish-Jugosllavi, që është shumë e vështirë për t’i mohuar. Sa më shumë fakte pasqyrohen, aq më i madh është mohimi në Serbi. Problemi është se shumë nga brezi i ri janë formësuar nga kjo propagandë dhe nesër ata do të jenë në politikë. Serbia konsiderohet sot faktor kryesor stabiliteti dhe destabiliteti në Ballkan, por deri më tani e kanë siguruar këtë stabilitet pa u bazuar në demokraci dhe barazi në rajon. Mendoj se duhet të ketë një qasje të re të Perëndimit ndaj Serbisë dhe rajonit.
Beti Njuma: Kryeministri Kurti ka konfirmuar se Kosova do të ngrejë padi kundër Serbisë për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e njohur edhe si Gjykata Botërore e OKB -së. Çfarë mendoni për këtë nismë?
Biserko: Nuk mendoj se do të jetë një ndërmarrje e suksesshme. Siç e dini edhe iniciativa boshnjake ishte e pasuksesshme. Jo vetëm pse komuniteti ndërkombëtar ishte në mbështetje të Serbisë, por mendoj se konteksti ndërkombëtar ka ndyshuar shumë dhe faktorë të tjerë do të jenë përpara gjykatës.
Ajo që është e rëndësishme për Kosovën, duhet që të mbledhë faktet dhe të ndërtojë memoriale dhe institute që të merren me këto çështje. Së pari historianët e më pas edhe profesionistët e tjerë, të cilët do ta shkruajnë objektivisht historinë e Kosovës. Është e nevojshme një narrativë objektive që njerëzit të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Kjo është shumë e rëndësishme për Serbinë së pari, sepse kreu 4 luftëra. Dhe për të krijuar një atmosferë në Ballkan do të ishte e nevojshme një narrativë objektive për të shpjeguar çfarë ka ndodhur në Ballkan gjatë shekullit të fundit.
Të fundit
Si të kurseni para gjatë pushimeve verore?
6 Qershor 2026, 21:30
Ish-zv.ministri i Ramës në protestë: Shkatërroi vendin duke mbajtur peng arsimin
6 Qershor 2026, 21:12
Rama sulmon mediat ndërkombëtare: Pse e bëni një protestë me 2 mijë vetë kaq dramatike
6 Qershor 2026, 20:57
Luksemburgu ndëshkon Shqipërinë që në minutën e 8-të
6 Qershor 2026, 20:39
Pedagogu në protestë: Mirënjohje për Trump dhe SHBA që po ua shkulim rrënjët sorosianëve
6 Qershor 2026, 20:17
Shpërthen protestuesi që vuan nga kanceri: Onkologjiku, Aushvic në mes të Tiranës
6 Qershor 2026, 19:37
Shqipëria sfidon Luksemburgun në “Arenën Kombëtare”, publikohen formacionet zyrtare
6 Qershor 2026, 19:12
Mesazhi i fortë i Diasporës drejtuar Ramës: Na përzunë ndër vite, sot të përzejmë ty
6 Qershor 2026, 18:59
Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim
6 Qershor 2026, 18:39
Diaspora proteston në Washington DC para ambasadës shqiptare, kërkon dorëheqjen e Ramës
6 Qershor 2026, 18:22
Gjermania në alarm, Neuer në dyshim për Botërorin
6 Qershor 2026, 17:16
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë mbetet sfidë për Shqipërinë
6 Qershor 2026, 16:52
Aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, dy të plagosur
6 Qershor 2026, 16:30
Shqiptarët punojnë 41 orë në javë, por një orë pune prodhon vetëm 995 lekë
6 Qershor 2026, 16:12
Sot miqësorja Shqipëri-Luksemburg, policia vendos kufizime në disa akse të Tiranës
6 Qershor 2026, 15:58
U vra gjatë operacionit në Maliq, hapet GoFundMe për familjen e Enea Mekollit
6 Qershor 2026, 15:24
OBSH identifikon kërcënimet e ardhshme pandemike, çfarë mund ta kërcënojë Europën
6 Qershor 2026, 15:05
35 falsifikime dhe shkelje në dosje", Malltezi: Hetimi ndaj meje synonte individin
6 Qershor 2026, 13:16
Kupa e Botës, lojtarëve të Iranit u jepet viza për të hyrë në SHBA
6 Qershor 2026, 12:07
Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo përshkon me not ishullin e Sazanit
6 Qershor 2026, 11:34
“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
6 Qershor 2026, 11:13
Sulm me tritol gjatë natës në një banesë në Lezhë, brenda ndodhej çifti i bashkëshortëve
6 Qershor 2026, 09:44
Pa mjekë; A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike
6 Qershor 2026, 09:03
Makina përplas për vdekje një person në aksin Fier-Vlorë
6 Qershor 2026, 08:44
Rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
6 Qershor 2026, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Qershor 2026, 08:01
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
5 Qershor 2026, 21:44
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit
5 Qershor 2026, 21:25
Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!
5 Qershor 2026, 21:19
Rama fajëson armiqtë e Trump për jehonën e Zvërnecit: Nuk i rruhej njeriu...
5 Qershor 2026, 20:56
Gardisti dhunon protestueses gjatë takimit të Ramës /VIDEO
5 Qershor 2026, 20:39
Protestë kundër Ramës edhe në Berlin
5 Qershor 2026, 20:14
Avokati i Metës: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
5 Qershor 2026, 20:01
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
5 Qershor 2026, 19:44
Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
5 Qershor 2026, 19:24
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë
5 Qershor 2026, 19:09
Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
5 Qershor 2026, 18:50
Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin
5 Qershor 2026, 18:33
Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?
5 Qershor 2026, 18:27
Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi
5 Qershor 2026, 18:13
Këto shenja të zodiakut do të gjejnë dashurinë në qershor!
5 Qershor 2026, 18:01
Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë
5 Qershor 2026, 17:46
Kuqezinjtë humbasin një vend në renditjen e FIFA-s
5 Qershor 2026, 17:32
Policia heq 14 mole detare në Ksamil
5 Qershor 2026, 17:16
Aksidentohet urbani te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar
5 Qershor 2026, 16:56
Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet
5 Qershor 2026, 16:45
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni
5 Qershor 2026, 16:14
Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK
5 Qershor 2026, 16:01
Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit
5 Qershor 2026, 15:39
Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores
5 Qershor 2026, 15:03
Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë
5 Qershor 2026, 14:53
Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec
5 Qershor 2026, 14:19
Spiropali rendit problemet e qeverisjes: Pushteti po i tejkalon institucionet
5 Qershor 2026, 13:51
Berisha: Mbështesim protestën qytetare për Zvërnecin, por PD nuk përfshihet
5 Qershor 2026, 13:29
Protesta e bukur e shëmtuar
5 Qershor 2026, 13:10
Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore
5 Qershor 2026, 12:25
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
5 Qershor 2026, 11:38
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet sërish në SPAK
5 Qershor 2026, 11:02
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
5 Qershor 2026, 09:49
Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë
5 Qershor 2026, 09:37
Dy makina përplasen në aksin Kardhiq–Delvinë, një i vdekur e 3 të plagosur
5 Qershor 2026, 08:35
Me alternime vranësirash, si parashikohet moti për sot
5 Qershor 2026, 08:20
Udhëkryqi që sjell protesta për Zvërnecin: Nga do t’ia mbajë Shqipëria
5 Qershor 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Qershor 2026, 07:57
Hasimja: Shqipëria po humb një shans historik për integrimin në BE
4 Qershor 2026, 22:57
Senati amerikan miraton Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
4 Qershor 2026, 22:30
Gazetarja: 43-vjeçari që vrau policin në Maliq ka qenë pjesë e forcave Komando
4 Qershor 2026, 22:10