Flash News

Kosova

Kosova nis nesër vaksinimin kundër Covid-19, si do të zhvillohet procesi

Kosova nis nesër vaksinimin kundër Covid-19, si do të zhvillohet
Foto ilustruese

Në Kosovë vaksinimi kundër koronavirusit do të nisë nesër. Ky proces do të fillojë në Klinikën Infektive, ndërsa në të gjithë vendin nga e enjtja ose e premtja e kësaj jave.

Kështu bëri me dije ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një takimi virtual që pati me kryetarët e komunave.

Një ditë më parë në Kosovë mbërritën 2 mijë e 400 dozat e para të vaksinës anti-Covidnga AstraZeneca.

Autoritetet përgjegjëse kanë gati planin e vaksinimit, i cili do të shtrihet në tre faza. Së pari, vaksinimi i bluzave të bardha, të moshuarit në shtëpitë sociale dhe stafet e tyre. Së dyti, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.

Kosova ishte i vetmi vend në Europë që nuk kishte marrë ende asnjë vaksinë kundër koronavirusit.

Kosova nis nesër vaksinimin kundër Covid-19, si do të zhvillohet

Të fundit