Flash News

KRYESORE

Kovac "në gijotinë", tani e sulmon edhe kapiteni Neuer

Kovac "në gijotinë", tani e sulmon edhe kapiteni Neuer

Niko Kovac i ka punët pisk te Bayern. Trajneri nuk po e menaxhon mirë ekipin bavarez dhe barazimi i fundit me Augsburgun ka trazuar situatën aspak të qetë krijuar së fundmi në Mynih.

Kapiteni Manuel Neuer nuk është kursyer në një deklaratë të fundit, teksa ka theksuar se skuadrës i mungon mentaliteti fitues. Kjo nuk i falet një skuadre si Bayern, e mësuar me trofe.

"Nuk është aspak gjë e mirë të fitosh vetëm 4 ndeshje nga 8 gjithsej, sepse nuk është ky niveli i Bayernit. Nëse pëson gol në fillim dhe në fund të ndeshjes, do të thotë se kemi probleme mentaliteti", ka thënë Neuer.

Kovac vjet ia doli të ruante vendin e punës duke fituar dopietën, por sivjet i duhet akoma edhe më shumë punë dhe suksese, përndryshe do ta shohë veten të shkarkuar.

Të fundit