Flash News

KRYESORE

Krim në familje, burri vret gruan me armë zjarri në Prizren

Krim në familje, burri vret gruan me armë zjarri në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Prizrenin në Kosovë.

Një grua është qëlluar për vdekje me armë zjarri në rrugën “Hysni Morina”. Sipas të dhënave nga policia, dyshohet se autor i këtij krimi është bashkëshorti i viktimës.

Pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, hetuesit   kanë gjetur 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Lidhur me këtë krim, është vënë në pranga i shoqi i të ndjerës, B.V i lindur në vitin 1958. Nuk dihen ende shkaqet e krimit.

Të fundit