Flash News

KRYESORE

Krim i rëndë trondit Pogradecin, burri vret me sqepar e thikë bashkëshorten

Krim i rëndë trondit Pogradecin, burri vret me sqepar e thikë

Krimi në familje nuk njeh kufi. Historia përsëritet me nëj krim të rëndë në juglindje të vendit, në Pogradec. Sipas informacioneve të para, një 49-vjeçar ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Blacë, ku shtetasi me iniciale Bashkmi Memolli, rreth 49 vjeç, për motive të dobëta, dyshohet të ketë vrarë me sqepar dhe thikë në banesë, bashkëshorten e tij shtetasen Demire Mekolli, rreth 49 vjeçe.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj raportoi për “BalkanWeb” se bashkëshortët Bashkim dhe Demirke Mekolli jetonin vetëm në banesën e tyre në fshatin Blacë, ndërsa ishin prindër të një djali 16-vjeccar që jetonte në Itali.  Dyshohet se ka qenë një grindje e çastit që ka nxitur krimin e rëndë, ndërsa çifti ishte vetëm në banesë. Pasi e ka qëlluar dhjetëra herë për vdekje me sqepar e thikë, burri vrasës ka dalë nga banesa duke e lënë trupin e pajetë të gruas brenda. Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar më pas policinë që ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia ka shoqëruar më pas 49-vjeçarin, i cili pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.  Autori i dyshuar i ngjarjes po shoqërohet në Komisariatin e Policisë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

***

E gjeta nusen të mbuluar në gjak, djali vinte vërdallë me thikë, është dëshmia e babait të autorit të krimit, 49-vjeçarit që masakroi me thikë gruan e tij pas një sherri të çastit. Ai ka rrëfyer për “BalkanWeb” se djali i tij kurohej prej kohësh nga depresioni.

“Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion. E kemi çuar disa herë në Tiranë, por nuk na e pranonin. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit. Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle. Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen. Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”, ka rrëfyer babai i autorit të vrasjes së Demirkë Mekollit.

Ai ka deklaruar më tej se djali dhe nusja “kishin gjithmonë grindje me njeri-tjetrin”. “Djali dhe nusja jetonin në një dhomë në shtëpinë time. Nusja nuk ishte problematike. Në mëngjes kur u zgjuam nuk kishte probleme. Kur u zgjova në mëngjes ishim mirë”, ka thënë Nexhdet Mekolli.

 

Të fundit