Flash News

KRYESORE

Kriza politike, e dërguara e SHBA Leyla Moses-Ones i shkon në zyrë Lulzim Bashës

Kriza politike, e dërguara e SHBA Leyla Moses-Ones i shkon në

Në kulmin e krizës politike në vend, e në kohën kur presidenti ka anuluar zgjedhjet me dekret, ndërsa mazhoranca është e vendosur se në 30 qershor ka zgjedhje vendore, e dërguara e SHBA-ve në Shqipëri, Leyla Moses-Ones po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi mes tyre po zhvillohet në selinë blu dhe mendohet se mes tyre po diskutohet lidhur me krizën aktuale politike.

Kujtojmë se dje, Kolegji Zgjedhor në mënyrë indirekte nuk e ka njohur dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve, ndërsa sot në një dalje për mediat, Meta tha se ky vendim nuk prek vlefshmërinë e këtij dekreti, por ka efekt juridik vetëm mes palëve të përfshira në proces, pra mes KQZ, të cilën ai e cilësoi si organizatë socialiste dhe PUK, të Idajet Beqirajt.

Të fundit